Report TV - Mjekët: 2 të dënuarit e asfiksuar jashtë rrezikut

2016-09-20 0

Një zjarr i rënë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Shënkoll, pikërisht në sektorin e sigurisë së zakonshme, ka sjellë vdekjen e një personi 25-vjeç me origjinë nga Kruja i cili quhet Fatmir Sulaj, ndërkohë që dy persona janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të asfiksisë.

Viktima Flamur Sula i dënuar me 10 vjet në shkallën e parë për tentative vrasje është gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Shpërthimi nga të dhënat e para mësohet se ka ndodhur gjatë gatimit të 25-vjeçarit në ambientet e paraburgimit.

Megjithëse gardianët e brendshëm dhe ata të jashtëm kanë konstatuar praninë e flakëve, ndërkohë sipas burime nga brenda burgut ata nuk kanë njoftuar zjarrfikësit në kohë, gjë e cila solli vonesën e tyre me 40 minuta.

Zjarri i rënë në dy dhoma ku secila kishte nga 5 të paraburgosur, pas ardhjes së zjarrfikëseve është tentuar të shuhet nga dritarja, pasi administrata e burgut, nuk ka pranuar të hapë dyert në këtë sektor. Shqiptarja.com sjell foto ekskluzive nga brenda burgut të Shënkollit, ku duken zjarrfikësit në tentativë për të shuar flakët.

Sipas mjekëve të spitalit dy të dënuarit që janë asfiksuar janë jashtë rrezikut për jetën. "Janë dy të burgosur që janë asfiksuar por gjendja është e mirë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën"deklaroi mjeku.

Ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie për të rrethuar burgun për të shmangur arratisjen e mundshme të të burgosurve, ndërsa i pranishëm ishte edhe Drejtori i Pergjithshëm i Burgjeve.