Ora News - Shtyhet afati për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan

2016-09-20 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtyhet afati për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Kjo si pasojë e problemeve të dala për shkak të rrëshkitjes së dherave në zonën e Mulletit. Ministri i transporteve Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet në këtë zonë, ndërsa i ka kërkuar kompanisë aktor që të shtojë ritmin e punimeve dhe angazhimin e mekanikës në kantier, ndërsa ka bërë me dije se të gjitha ndërhyrjet pritet të përfundojnë në mars të 2017.
Kreu i Transporteve bëri me dije se është rënë dakord me Bankën Islamike për një rritje të financimit në këtë projekt.
Sipas marrëveshjes së re 85 % e projektit të lotit Teg-Mullet duhet të përfundojnë brenda 31 dhjetorit 2016 dhe pjesa tjetër brenda marsit 2017. Sipas kreut të transporteve aktualisht ka pasur përmirësime të rëndësishme për këtë projekt që ka pasur problematika. Përgjatë këtij aksi janë hasur probleme përsa i përket projektit, pune të paparashikuara të ardhura si rezultat i shkarjeve të mëdhaja përgjatë aksit të rrugës si dhe me ndryshimin dhe përmirësimin e vetë projektit.
Ishte parashikuar që ky segment të përfundonte në fund të 2015, por për shkak të rrëshkitjes së dherave punimet u shtynë nga vera e këtij viti në mars të vitit të ardhshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-afati-per-perfundimin-e-rruges-tirane-elbasan/