Një zjarr i rënë në ambientet e burgut të Shënkollit, pikërisht në sektorin e sigurisë së zakonshme, ka sjellë vdekjen e një personi 25-vjeç me origjinë nga Kruja i cili quhet Fatmir Sulaj, ndërkohë që burime thonë se dhe dy persona janë dërguar me urgjencë në spital, për shkak të asfiksisë së tyre.
Ende nuk dihet rrethanat se si ka rënë zjarri, por ndoshta ka qenë i qëllimshëm apo një bombol gazi mund të ketë sjellë djegien e dy dhomave të katit të dytë të këtij burgu. Kjo pasi të paraburgosurit gatuajnë me gaz.
Megjithëse gardianët e brendshëm dhe ata të jashtëm kanë konstatuar praninë e flakëve, ndërkohë sipas burime nga brenda burgut ata nuk kanë njoftuar zjarrfikësit në kohë, gjë e cila solli vonesën e tyre me 40 minuta.
Zjarri i rënë në dy dhoma ku secila kishte nga 5 të paraburgosur, pas ardhjes së zjarrfikëseve është tentuar të shuhet nga dritarja, pasi administrata e burgut, nuk ka pranuar të hapë dyert në këtë sektor.
Shqiptarja.com sjell foto ekskluzive nga brenda burgut të Shënkollit, ku duken zjarrfikësit në tentativë për të shuar flakët.