Report TV - Jep dorëheqjen Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni

2016-09-20 16

Jep dorëheqjen Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni. Burime për Shqiptarja.com konfirmojnë se Ilir Kerni e ka paraqitur dorëheqjen sot në orën 14:00 në Ministrinë e Kulturës.

Edhe pse akoma nuk dihet arsyeja e dorëheqjes, mësohet se shkak është bërë buxheti i ulët për TKOB dhe konfliktet me vartësit e tij dhe me zyrtarë në Ministrisë e Kulturës.

Të njëjtat burime theksojnë se kohët e fundit Ilir Kerni ka pasur debate me Drejtoreshën Artistike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abiguela Voshtina.

Ndërsa vetëm një javë më parë (22 korrik) përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ilir Kerni paralajmëroi largimin, pasi ka shprehur pakënaqësi me buxhetin e akorduar për institucionin që ai drejtonte "Me buxhetin më të ulët historik... shpenzimi mesatar për një shfaqje nuk kalon të 600 eurot, pra mund të hyjmë në rekordet Gines.

Vetëm Kosova, pa përmendur vendet e rajonit, ka 9 herë më shumë buxhet për programin artistik.Kemi kthyer mbi 200 milionë lekë buxhetit të shtetit, nga biletat, për rrjedhim shpenzimi mesatar del edhe më i ulët.

Vetëm 28 muaj punë për të transformuar gjithcka, me punë, punë dhe vetëm punë"deklaronte ai dhe 8 ditë më pas paraqiti dorëheqjen zyrtare.

Ilir Kerni u emërua Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në 30 tetor të vitit 2013 menjëherë pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste.

Ilir Kerni është një nga mjeshtrit më të shquar të baletit shqiptar. Nga 1994-2013 ka qenë primo-balerin i Teatrit Kombëtar të Zagrebit, dhe për punë mjaft cilësore është dekoruar disa herë, si çmimi ?Oskar Ormosh? dhe ?Çmimi më i lartë në Kroaci? në 2002 për rolin e Mefistofelit në baletin ?Fausti?, si roli më i mirë,

Në vitin 2005 iu besua detyra e baletmaestrit të trupës së Teatrit Kombëtar të Zagrebit. Gjatë karrierës së tij si balerin ka interpretuar me dhjetëra role të spikatura.