http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Organizata e klerikut Fetullah Gylen, qe akuzohet nga autoritetet turke si organizator i pucit ne Turqi, shihet nga qeveria e Erdoanit si kërcenim jo vetëm brenda territorit te vendit, por edhe jashtë tij. Pas shqetësimit te ngritur per shtrirjen e organizatave Gyleniste ne vende te ndryshme te Ballkanit, nga Turqia ka mbërritur nje paralajmërim i forte per Kosovën. Ai lidhet me rrezikun qe u kanoset institucioneve te ngritura nga Turqia, kryesisht në qendrat kulturore. Në një komunikim zyrtar të Ambasadës turke në Prishtinë me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, autoritetet turke kanë tërhequr vëmendjen për sulme të mundshme nga Organizata terroriste FETO mbi Qendrat Kulturore Turke ?Yunus Emre? në Kosovë?. Në bazë të nje shkrese, që mban datën 23 korrik, Ambasada turke kërkon nga autoritetet në Kosovë që të ndërmarrin masa shtesë të sigurisë përreth ketyre ndërtesave në Prishtinë, Prizren e Pejë. Keto qendra u hapën në Kosovë afro 5 vjet më parë dhe përfshijnë programe në fushën e kulturës dhe arsimimit, përmes kurseve të mësimit të gjuhës turke. Mbështetësja kryesore e këtyre qendrave është Konsullata e përgjithshme e Turqisë në Prizren, që thuhet se edhe i financon ato. Por Kërkesa e Ambasadës turke për masa parandaluese në mbrojtje të Qendrave Kulturore konsiderohet e pabaze nga policia e Kosovës. Zyrtare te saj deklaruan per Radion Europa e Lire se nuk ka asnjë shenjë për veprime terroriste brenda territorit të Kosovës, por shtuan se masat e sigurisë në kohë të kërcënimeve globale nga sulmet e mundshme terroriste, janë pjesë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendit.