?Diskutimi i reformës nxori disa probleme, ka një lëvizje të LSI për një marrëdhënie më të afërt me PD, por nuk duhet parë në sensin e negativitetit.Partia Socialiste ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.E ardhmja e kësaj qeverisjeje nuk është një histori sallonesh, por një diskutim serioz që t?i shërbejë mbarëvajtjes së qeverisjes, si dhe reformave në pritje, përfshirë reformën zgjedhore."
Ka qenë kjo deklaratë e deputetit socialiste Pandeli Majko që ka sjellë reagimin e Lëvizjes socialiste për integrim. kreu i grupit parlamentar të LSI I ka kthyer një përgjigje për koalicionin me ps. Në një reagim për mediat Vasili shkruan se LSI është një forcë politike korrekte në raportet me aleatët ndërsa thotë se deputeti majko është i painformuar për cështje të tilla.
"Unë e vërej të qartë mosinformimin që Pandi ka për çështjet e koalicionit megjithëse sinqerisht koalicioni ynë më duket i vogël në raport me këtë arritje shtetformuese, që u realizua mesnatën e 21-22 korrikut dhe që shtron rrugën e vendit për 30 vitet që vijnë. Megjithatë, deklarimi i z. Meta dhe gatishmëria e plotë për të komunikuar në çdo nivel qoftë edhe të grupeve parlamentare për çështje të koalicionit besoj që e shteron edhe këtë merak të mikut tim, Majko ku theksoj edhe një herë se korrektesa e LSI-së në bashkëpunimin e saj politik do jetë e pandryshuar sikurse dhe gatishmëria për të dëgjuar çdo shqetësim që Majko apo kushdo tjetër mund të ketë. LSI dhe Ilir Meta nuk kanë vënë asnjëherë kushte apo kushtëzime pushteti ndaj Edi Ramës dhe PS-së. Por ka pasur vetëm një kusht, që është vendosur nga LSI për PS-në para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ai ishte që Partia Socialiste, në opozitë në atë kohë, të votonte tre ligjet që ishin detyrim i integrimit evropian, pasi ekzistonte shqetësimi i madh se në rast se koalicioni PS-LSI nuk do të arrinte 84 vota, Berisha do të bënte të njëjtën gjë duke penguar procesin e integrimit evropian të vendit. "-thuhet në reagimin e Petrit Vasili
Për rolin e LSI si një forcë politike në funksion të proceseve integruese të vendit, Vasili i kujton Majkos edhe kohën kur në koalicion me PD, LSI mbajti qëndrim të prerë ndaj Berishës kur do të miratonte një ligj që kishte të bënte me NATO-n.
"Gjithashtu, është vendi të kujtoj se edhe koalicioni me PD-në në vitin 2009, i cili u krijua, pas përjashtimit nga PS të çdo mundësie të bashkëpunimit politike me LSI-në, u krijua vetëm me një qëllim për të siguruar stabilitetin e vendit dhe për të bërë liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, falë të cilit shqiptarët gëzojnë mundësinë për të lëvizur si qytetarë të barabartë në Evropë, duke bërë realiteti kështu një ëndërr të parealizueshme për dekada të tëra. LSI mbajti një qëndrim të prerë ndaj Berishës kur u kërkua të miratohej një ligj që kishte të bënte me NATO-n, por që nuk e kishte miratimin e saj. Dhe LSI kushtëzoi qëndrimin në koalicion me PD-në, duke frenuar m...