IFC: Tarifë vetëm në tunelin e Thirres - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konsulenti i qeverise shqiptare për koncesionin e rrugës Milot - Morine, IFC korporata financiare ndërkombëtare, duket se nuk ndanë plotësisht mendime te njëjta sa i përket këtij tenderi. IFC i është përgjigjur interesit te Vizon Plus lidhur me ketë proces, duke pohuar koncesioni ne parim është gjeja e duhur dhe se duhej operuar me shpejtësi ne ketë proces. Por ne nje kohe qe Ministria ka deklaruar se pagesa e rrugës do te nis qe ne segmentin e Milotit, IFC është e qarte e ne qëndrimin e saj. Pagesa edhe pse bazohet ne kosto, duhet te vendoset vetëm ne tunelin Thirres.?Autostrada Milot-Morinë është një infrastrukturë shumë komplekse. Për shkak të një terreni shumë të vështirë malor, Autostrada përfshin tunelin më të gjatë në rajonin e Evropës Juglindore, ura të shumta, prerje dhe argjinatura. Prandaj, natyra e autostradës e bën atë relativisht të shtrenjtë për shfrytëzim dhe mirëmbajtje, veçanërisht krahasuar me autostradat në vendet e tjera të rajonit, të cilat janë ndërtuar shpesh në terrene të sheshta ose vetëm kodrinore. Por ajo që është e rëndësishme është se, niveli i tarifave është analizuar me kujdes dhe është marrë çdo masë me qëllim që të sigurohet që ajo është e përballueshme, dhe që reflekton nivelin e jetesës së popullsisë shqiptare. Tarifa e parashikuar është më e ulët se mesataret rajonale, dhe do të paguhet vetëm në një pikë, në tunelin e Thirrës, me qëllim që të sigurohet që kryesisht udhëtuesit e distancave të gjata të paguajnë tarifën.?Nga ana tjetër deklaratat zyrtare te Ministrisë deri me tani thonë se banoret e zonës do te kenë lehtësira pagese, por ne fakt ICF rekomandon se ata duhet te përjashtohen nga kjo tarife, ndërsa përdoruesit e shpeshte duhet te paguajnë me pak se 5 euro.?Ndërkohë që banorët lokalë të cilët bëjnë udhëtime të shkurtra do të vazhdojnë të përdorin autostradën falas. Gjithashtu do të ketë një skemë zbritjeje në tarifë për përdoruesit e shpeshtë, ku drejtuesit e mjeteve të cilët do ta përdorin autostradën më shpesh do të kenë ulje, gjë që do të jetë një përfitim për bizneset shqiptare. Në fakt, mesataret e niveleve të tarifave në vendet me standard të ngjashëm jetese në rajon luhaten nga 4.9 qindarka euro për km në Greqi, në 3.2 deri 4.3 qindarka euro në Maqedoni, 4.92 qindarka euro në Kroaci, dhe mbi 5.0 qindarka euro në Bosnjë. Kështu, tarifa në Shqipëri është ose e ngjashme ose më e ulët se shumica e referencave rajonale?.Lidhur me kapacitet qe ka konsorciumi fitues Vendeka Bilgi per te zbatuar ketë projekt kaq kompleks. IFC thotë se ai ka eksperiencën e duhur ne ketë drejtim. Standardet per te marre pjese ne tender thotë konsulenti ishin te larta, por qe ky koncesion te jete i suksesshëm, duhet qe mosplotësimi i ndonjë prej standardeve te performances do te shoqërohet me ndëshkime te forta, qe do t?i vendose qeveri.

Free Traffic Exchange