Report TV - Rruga e Kombit, Këshilli Bashkiak i Kukësit: Na përjashtoni nga tarifa 5 €

2016-09-20 0

Këshilli Bashkiak i Kukësit kundërshton me forcë aplikimin e tarifës 5 euro për të kaluar në rrugën e Kombit. Anëtarët e këtij këshilli kërkojnë përjashtimin e banorëve të Kukësit nga detyrimi për të paguar këtë tarifë, pasi kjo do të jetë kosto e shtuar për qytetarët e Kukësit, ku mbretëron varfëria.

Këshilli Bashkiak i Kukësit nëpërmjet një një deklaratë, i kërkojnë Kryeministrit dhe Ministrisë së Transporteve që të përjashtojnë nga këto tarifa të gjithë përdoruesit e rrugës, bizneset dhe banorët e Kukësit.

Ministria e Transporteve vendosi pak ditë më parë që rruga e Kombit të jepet me koncesion. Kjo do të thotë se për të kaluar në këtë autostradë, qytetarët Kuksianë duhet paguajnë një shumë prej 5 eurosh, gjë që është kundërshtuar nga ekspertë të fushës dhe qytetarët.

Kundër vendimit ka dalë më herët edhe kryetari i Bashkisë Kukës,Bashkim Shehu.

Free Traffic Exchange