Report TV - Përgjimet/T’i japim 50 mijë € në Gjykatë të Lartë duhet 'graso'

2016-09-20 0

Bisedat e përgjuara, fotografitë dhe filmimi nga afër i momentit kur Odhise Andrea, burri i gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, ka marrë shumën prej 50 mijë eurosh, kanë vënë me shpatulla pas murit 4 të arrestuarit, si dhe gjyqtaren e pezulluar tashmë. ?Shqiptarja.com? zbardh të plotë përgjimet e dosjes së prokurorisë, duke sjellë një tablo më të qartë e të plotë rreth asaj që ndodh poshtë mureve dhe dyerve të Gjykatës së Lartë. Korrupsioni në gjyqësor ka kapur majat, ndërkohë që, për të fituar një çështje në gjykatë, duket se është bërë normë që fillimisht duhet të mendosh se sa para ke lënë mënjanë për të darovitur gjyqtarët.

Përgjimet tregojnë se për fitimin e 40 hektarëve tokë, shtetasja Eleni Lino dhe Ilia Çabiri kanë dhënë 2 deri në 3 mijë euro në gjykatën e Sarandës dhe të Gjirokastrës, të cilat kanë pranuar t?u njohin vërtetimin e faktit juridik të pronës. Në një bisedë mes Linos dhe Çabirit, ky i fundit i thotë se, sado që të jetë shuma e kërkuar, do t?ia japin, pasi kanë frikë se Gjykata e Lartë i kthen për rigjykim dhe, sipas Çabirit, ikën kot lekët e dhëna në Apel e shkallë të parë. Por shifra 50 mijë euro, që në përgjime del me fjalën e koduar ?Graso?, ka qënë e papërballueshme nga pronarët e tokës dhe për pasojë këto lekë i ka vënë biznesmeni Petraq Dashi. Ky i fundit kishte marrë përsipër të mbaronte punën në Gjykatën e Lartë, madje në përgjime shprehet se ka filluar t?i dalë gjumi natën për këtë muhabet. Ndërkohë që Ilia i thotë: ?...E mo Petro, ti s?ke pse mërzitesh se këto punë kështu e kanë, pa shiko mua, 4 vjet, 5 vjet sa vajta me këto poshtë. Këto punë kanë gjykatat mo vlla, nuk ashtu, po ta kishim mbaruar ta kishim mbledh mendjen...?

Free Traffic Exchange