Report TV - Aksident tragjik në Milot, vdes 70-vjeçarja, plagosen 5 të tjerë

2016-09-20 1

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në aksin rrugor Lezhë- Laç, duke shkaktuar një të vdekur e 5 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.40, në autostradë, në afërsi të tregut të Milotit. Mjeti Nissan me targa AA316IV, me drejtues shtetasin D.F. është përplasur me mjetin Opel me targa të Kosovës 07-689-AN, me drejtues shtetasin kosovar me iniciale A.C.

Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja e mjetit Nissan, Ganie Fida rreth 70 vjeçe, banuese në Tiranë dhe aksidentuar 5 persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet, por paraprakisht mendohet se shkak ka qenë shpejtësia.