Report TV - Shkodër, nusja tenton të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën

2016-09-20 1

Një ngjarje e rëndë për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi në familjen Palushi, në fshatin Stajkë në Shkodër, ku nusja ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën.

Sipas policisë së Shkodrës, Ela Palushi ka spërkatuar me benzinë vjehrrën dhe më pas kunatën, por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz apo dëme materiale.
Por ndryshe nga njoftimi i policisë, e moshuara Angjelina Palushi deklaron se ka pasur një konflikt me nusen, por kjo e fundit nuk u ka hedhur benzine për ti djegur.

Mesohet se konfliktet mes palëve kanë ardhur pas kthimit në shtëpi të kunatës Nora Palushi, e cila së fundmi është divorcuar nga bashkëshorti. Sipas rrëfimit të vetë vjehrrës, ?prej 10 ditësh, vajza ime Nora Palushaj është ndarë nga bashkëshorti dhe ka ardhur në shtëpinë e nënës. Pasi ka ardhur kanë nisur debate të cilat më pas kanë çuar në ngjarjen e e ndodhur mbrëmë?.

Nga ana tjetër policia e Shkodrës ka shoqëruar Ela Palushin deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Deklarata e plotë e policisë

"Më datë 29.07.2016 rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L.P, shtetësia E.P, ka tentuar të djeg me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes".