Report TV - Bilanc tragjik aksidentesh, Çako largon 12 drejtuesit e Rrugores

2016-09-20 0

Bilanci tragjik me 10 jetë të humbura në aksidentet rrugore në më pak se dy javë ka sjellë shkarkimin e të gjithë drejtuesve të komisariateve të policisë rrugore në rang vëndi.

Pas analizës të bërë një ditë më parë për shkaktarët e aksidenteve dhe performancën e dobët të policisë rrugore ka qenë urdhëri i Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako që ka shkarkuar drejtuesit e e kësaj njësie duke nisur nga Drejtori i Përgjithshëm z.Mitat Tola.

Analiza mësohet se ka qenë tejet e tensionuar dhe me debate të forta ndërsa kërkesa e Ministrit Tahiri ka qenë e prerë për vartësit e tij duke kërkuar shkarkim të kujdo që ska bërë detyrën për të mbrojtur jetën e njërzëve.

Aktualisht këto pozicione janë zëvëdnësuar me persona të komanduar nga rradhët e policive në qarqe ndërsa në vënd të Tolës në drejtorinë e përgjithsme ka ardhur Ardi Veliu, ish zv.drejtori policisë së Tiranës.

Free Traffic Exchange