Report TV - Meta: Caktojmë seancën për 2 ditë, pushim deri në 11 gusht

2016-09-20 1

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadoren gjermane, Susanne Schütz, se për seancën e Kuvendit do të vendoset gjatë dy ditëve të ardhshme.

Meta tha se deri në datën 11 gusht deputetët do të vijojnë të qetë me programin e tyre, ndërsa pas kësaj date mund të mblidhet Kuvendi.

?Gjithçka do të ecë në respekt me kushtetutën dhe me afatet me partnerët ndërkombëtarë. Jemi duke diskutuar për të përcaktuar sa më shpejt kohën e mbajtjes së seancës, për të miratuar ligjin për vettingun dhe ligje të tjera të cilat janë të domosdoshme.

Jemi në një proces diskutimesh dhe me z.Xhafaj e Bylykbashin, dy ambasadorët Lu e Vlahutin, komunikimet do të jenë dhe me kryetarët e grupeve parlamentare. Deri në 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë dhe të vazhdojnë programin e tyre, por besoj se këto dy ditë do të kemi shumë më të qartë që të vazhdojmë rrugën e nisur, t?i respektojmë të gjitha afatet që e ndihmojnë Shqipërinë të marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave. Do t?ju njoftojmë në dy ditët e ardhshme, kur të jemi të bindur se po shkojmë drejt të seance të suksesshme?, u shpreh Meta.

Kryetari i Kuvendit paralajmëroi një muaj intensiv gjatë gushtit dhe jo pa qëllim u shpreh me nota humori se ai dhe Fatmir Xhafaj e Oerd Bylybashi, do të marrin pushime dimërore.

"E vetmja gjë e sigurt mund t?ju them që unë , z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore", deklaroi Meta,