http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e një seance të jashtëzakonshme në muajin gusht, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re, për votimin e 7 ligjeve, kanë vënë në lëvizje ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe atë të Bashkimit Europian Romana Vlahutin. Përfaqësuesja e Brukselit ka mbërritur në orën 11 në kryesinë e Kuvendit për të takuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ndërkohë që rreth 20 minuta më pas, mbërriti edhe ambasadori Lu, por për tu takuar me kryetarin e Komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj. Këtij takimi iu bashkua edhe Romana Vlahutin, pasi përfundoi bisedën me kryeparlamentarin Meta. Ky i fundit ndërkohë po zhvillon në zyrën e tij një takim me ambasadorin amerikan. Më herët, kreu i Kuvendit ka pasur një takim me ambasadoren gjermane, në ambientet e një prej hoteleve pranë Kryesisë së Kuvendit. Takimet e diplomateve vijnë në një moment kur debati mbi reformën në drejtësi është përqendruar tek miratimi i 7 ligjeve, e veçanërisht i draftit për Vetingun. Ndërkohe mësohet se është rene dakord qe Komisioni i posaçëm do te mblidhet ditën e hëne per te shqyrtuar projektligjet. Deri më tani palët kanë rënë dakord se miratimi i këtij kuadri ligjor mund të behët, vetëm pasi Kushtetuta të hyjë në fuqi më 11 Gusht. E ndërkohë të gjithë kryetarët e partive parlamentare janë shprehur të gatshëm të ndërpresin pushimet, për të kaluar ligjet që nevojiten për ta bërë reformën në drejtësi të zbatueshme.