19 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe 11 kryebashkiakë nuk e kanë të ?bardhë? të shkuarën e tyre, pasi kanë bërë shënimet përkatëse në formularin e vetëdeklarimit.
Këto të dhëna bëhen publike zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku thuhet se nga 19 deputetët, për 12 prej tyre janë përgatitur projekt aktet për shqyrtim ndërsa 7 deputetët janë me shënime për problem brenda dhe jashtë vendit, por që kanë marrë pafajësinë ose u është pushuar çështja.
Ndërsa nga 61 kryetarët e bashkive 50 kanë të pastër formularin e vetëdeklarimit, ndërsa 11 prej tyre rezultojnë më shënime në rubrikat e formularit.
Po ashtu nga këta të 11 kryebashkiakë, KQZ i ka kërkuar Prokurorisë për 2 prej tyre, që të nisë hetimin, përkatësisht për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi dhe atë të Krujës, Artur Bushi.
Po ashtu pas verifikimit nga ky institucion në bashkëpunim me institucionet përkatës të dhënave të publikuara në formularin e vetëdeklarimit të zyrtarëve në kuadër të procesit të dekriminalizimit, rezulton se kabinetit qeveritar të jetë i pastër.
Kësisoj, asnjë prej ministrave nuk ka bërë asnjë shënim në formularin e vetëdeklarimit.