http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dallimet e javëve të fundit mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, mbi reformën në drejtësi, u shfaqen sërish. Për kryeparlamentarin rol të rëndësishëm në votimin e ndryshimeve kushtetuese pati opozita, pasi siç tha, pakicës gjithnjë duhet t?i garantohen disa të drejta shtesë. Por Edi Rama këmbënguli në qëndrimin e tij, teksa përsëriti pozicionimin e opozitës si bllokues të reformës. Megjithatë ai renditi tre faktorë që mundësuan votimin e draftit kushtetues më 21 korrik. Krerët e dy partive kryesore të koalicionit qeverisës u ndanë edhe tek të preferuarit. Një rol të rëndësishëm në reformën e drejtësisë shqiptare patën dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Ambasadori amerikan për të qenë mbi palët meritën kryesore ia njohu popullit shqiptar. Ndërsa përfaqësuesja e Brukselit kërkoi vazhdimin e punës për votimin e 7 ligjeve. Në hartimin e draftit kushtetues politika shqiptare iu referua mendimeve të Komisionit të Venecias, të emër të së cilit Gianni Bbuquicchio, këshilloi që betejën për të ardhmen e vendit të mos ta kthejnë në një betejë politike. Deklaratat u bënë gjatë një pritjeje të organizuar nga kreu i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj. Takim i cili zbehu, të paktën për momentin, përplasjen mes kreut të Kuvendit Meta dhe kryekomisionerit socialist. Të dy falenderouan njëri tjetrin për ndihmën e dhënë në poçes, edhe pse Ilir Meta të preferuarin e tij zgjodhi deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, i cili sipas tij nuk ishte pjesë e pritjes, pasi po punonte mbi ligjin e Vettingun.