Report TV - Gjiri i Lalzit, planifikohen 7 fshatra të rinj turistikë, ja harta zyrtare

2016-09-20 12

Ndërsa Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy resorteve gjigande në Gjirin e Lalzit, Report TV ka mësuar se janë të paktën 7 propozime nga subjekte privatë për fshatra turistikë në këtë zonë. Propozimet janë pasqyruar në hartën e Planit për Zhvillimin e Bregdetit.

7 propozimet shtrihen në pikat më të mira të Gjirit të Lalzit, zona turistike më e kërkuar për momentin në gjithë territorin e vendit. Ato janë të përqëndruara në një hapësirë prej pak kilometrash dhe të pozicionuara shumë pranë detit.

Fshati i parë, sipas hartës, mendohet të ngrihet në Rrushkull, për t?u pasuar nga një i dytë në Hamallaj dhe një i tretë në Shkafane. Katër kërkesat e tjera shtrihen drejt Kepit të Rodonit, në Fushë Draç, Draç, Safetaj dhe Likmetaj.Ashtu si dhe në rastin e një resorti turistik me vlerë 180 milionë euro, të sapo miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territor, edhe për 7 propozimet në fjalë nuk jepen të dhëna as mbi vlerwn e investimeve dhe as mbi subjektet që i kanë propozuar. Ndërkohë që në mbledhjen e kësaj jave qeveria një tjetër projekt rreth 26 milionë euro për projektin ?New Born? që do të ndërtohet në Gjirin e Lalzit nga grupi Balfin.

Free Traffic Exchange