Report TV - "Amnistia e Reformës" Dosjet VIP i hiqen Gjykatës Speciale

2016-09-20 3

Partia Demokratike ka një arsye më shumë për votuar pa rezistencë projektligjin për ngritjen e organeve të reja që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri. Pas tentativës së parë për të përjashtuar përgjithmonë ish-ministrat e Sali Berishës nga objekti i Gjykatës Speciale, ish-ministrat dhe zyrtarët e tjerë të lartë me dosje në prokurori apo gjykatë, kanë një tjetër mundësi, për të shpëtuar apo për t?u gjykuar me standardet e sistemit aktual të drejtësisë.

Konkretisht, dosjet e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, të cilat janë referuar në gjykatë apo janë në proces shqyrtimi nga organi i akuzës, edhe për 300 ditë do të mbahen larg duarve të Gjykatës Speciale. Po ashtu, edhe Prokuroria e Posaçme do t?i marrë kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për dosjet e hapura, 300 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Free Traffic Exchange