Report TV - 24 pyetje të nxehta për lidhjet e krimit me gjyqtarë e prokurorë

2016-09-20 0

Procesi i vetingut do të jetë i ngjashëm më atë të dekriminalizimit për nga procedura që do të ndiqet për bërjen e tij. Së pari, prokurorët dhe gjyqtarët do të duhet të plotësojnë nga 4 formularë me pyetje rreth tyre, dhe më pas do të bëhet përmes strukturave të vetingut verifikimi i këtyre informacioneve. Në rast se ata rezultojnë të kenë gënjyer gjatë deklarimit, kjo përbën një arsye për skualifikimin e tyre nga gara.

Formulari i parë zhvilloj një pyetësor mbi aftësitë profesionale, nëpërmjet të cilit gjyqtari apo prokurori jep të dhëna për ecurinë e çështjeve që ka patur në ngarkim 3 vitet e fundit. I dyti është formuari për deklarimin e pasurisë, që autorizon institucionet vendasve dhe vëzhguesit të verifikojnë çdo të dhënë pasurie të vetë personit dhe të familjarëve të tij, që përcaktohen me ligj. Në këtë formular është interesante harta e gjerë e familjarëve, nga kushërinjtë deri në brez të katërt, deri tek krushqia në brez të dytë.

Free Traffic Exchange