Sot një vit Erion Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në një aktivitet organizuar me këtë rast po prezantohen të gjithë projektet e realizuara nga institucioni i Bashkisë së kryeqytetit.
Fjalën e tij si kryetari i Bashkisë tashmë prej një viti Veliaj e nisi me prezantimin e procesit të punës që ka bërë që nga momentet e para që mori detyrën. Ai tha se tashmë dëgjon nga njerëzit të thonë "Po punohet" ndryshe nga Bashkia e mëparshme kur punonjësit dinin vetëm pinin 4-shifror të bankës ku mernin rrogën.
"Ditët e fundit të fushatës ishim në Kombinat më thanë na sill vetëm një kamion me cakull dhe me ne je në rregull. Aty mësova dhe sa poshtë kishin rënë pritshmërisë
E takova prap më pas dhe tha tani pas çakullit na është hap oreksi për një kënd lojrash. Kur filluan ditët tona të para u desh të zgjedhim disa nga projektet kryesore filluam nga Dritan Hoxha meqë është hyrja e qytetit.Tani qytetarët thonë: Po punohet e ka kthyer Bashkinë në krye të qytetit dhe ky është një kompliment shumë i mirë për ne.
Treguam se jemi të fokusuar tek ajo që kemi për detyrë.Në Bashki punonjësit dinin vetëm pinin e rrogës, sot punojnë"-tha Veliaj
Ai tha se ka kthyer Bashkinë në punë. Veliaj theksoi se faza e emergjencës kaloi dhe tashmë Bashkia do të punojë për projektet e mëdha. Një ndër to është pastrimi i kryeqyteti i cili do realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Veronës.