Ora News - Sëmundja e gjedhit, Panariti: Bllokohet shitja e mishit për dy javë

2016-09-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Tregtimi i mishit me origjinë vendase edhe për dy javë do të vijojë që të jetë bllokuar. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi se kjo masë është e domosdoshme për të ndaluar perhapjen e semundjes se gjedhit që ka prekur vendin por edhe shumë shtete të rajonit. Kreu i bujqësisë kërkoi mirëkuptim nga operatorët ekonomikë në lidhje me këtë situate. Aktualisht do të përdoret vetëm mishi i importit nga vendet që nuk janë të prekura nga sëmundja e gjedhit, ndërsa do të lejohet konsumi i mishit të shpendëve, bagëtive të imta dhe mishi i derrit.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/semundja-e-gjedhit-panariti-bllokohet-shitja-e-mishit-per-dy-jave/