Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Lezhës janë grabitur brenda në banesën e tyre nga 4 persona të armatosur e të maskuar. Sipas dëshmive të para ata kanë qenë në gjumë kur agresorët kanë hyrë nga dritarja dhe i kanë zbrasur të gjithë shtëpinë.
Sipas të dhënave paraprake mensohet se ata kanë marrë bizhuteri që kapin vlerën e 2 mijë eurove si dhe 85.000 lekë.
Polcia bën me dije se edhe pse është vënë në ndjekje të tyre menjëherë pas ngjarjes ende nuk i ka identifikuar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 27-korrikut, ndërsa vetem sot është raportuar nga policia. Policia bën të ditur se 4 të rinjë kanë hyrë në banesen e shtetasit me iniciale P.P nëpëmjet dritares së njërës prej dhomave dhe më pas kanë vepruar.
Dy bashkëshortet kanë tentuar të bëjnë rezistencë por janë përballur me kërcënimin e armëve.Sipas dëshmirë së dhënë para oficerëve të policisë mësohet se kryefamiljari është lidhur nga katër grabitësit të cilët më pas kanë vepruar të lirë.
Policia ka sekuestruar kamerat e një biznesi aty pranë, pasi mendohet se automjeti i autorëve i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit është filmuar. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në komisariat disa përsona të dyshuar dhe po merren në pyetje, por policia ende nuk ka rënë në gjurmet e autorëve.