http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tarifa ne rrugën e Kombit mund te ishte edhe me e ulet se 3.6 euro cent për kilometër, pra me e ulet se 5 euro ne te gjithë gjatësinë e saj. Por Ministria per arsye procedurash nuk mund te ribënte nje studim fizibiliteti e me pas te hapte nga e para garën per dhënien me koncesion. E gjitha kjo procedure do te kërkonte kohe, ndërsa kostoja e mirëmbajtës do te rendonte buxhetin e shtetit. Ky është argumentimi i Ministrisë se Transporteve. Ministria pranon se tarifa është edhe propozim i IFC, por ne fakt ky është sugjerimi maksimal i saj per shkak edhe te kompleksitet te veprës publike. Ndërkohe sipas Ministrisë, pagesa do te vendoset pasi firma private te kryeje disa investime. Por ajo qe mund te thuhet eshte se nuk jane investime qe do ta konsiderojne kete rruge te përfunduar. Sipas marrëveshjes, makinat qe ofrojne shërbime publike nuk do te jene objekt i pagesës. Ndërsa per qytetaret banore te zonës do kete diferencime, te cilat do te specifikohen kur te lidhet kontrata. Edhe pse kane kaluar 5 dite nga shpallja e firmës se parapëlqyer, komisioni është ende ne pritje te ndonjë ankese te mundshme nga firmat pjesëmarrëse ne gare.