Report TV - INSTAT: Rriten eksportet me Italinë Greqinë e Serbinë, bien me Kosovën

2016-09-20 0

Në muajin Qershor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 6,4 % në krahasim me një vit më parë.

INSTAT ka publikuar të dhënat e tregtisë me jashtë për gjashtë muajt e parë të vit, sipas të cilave Importet e mallrave në muajin Qershor 2016 arritën vlerën 51 mld lekë, duke u rritur me 4,1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Ndërkaq, deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë, duke u rritur me 14,4 % krahasuar me Qershor 2015.

Rënia vjetore e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet: ?Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike?, ?Materiale ndërtimi dhe metale? dhe ?Lëkurë dhe artikuj prej tyre?. Kanë ndikuar pozitivisht grupet: ?Tekstile dhe këpucë?, ?Ushqim, pije, duhan? dhe grupi ?Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi?.

Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershor 2015 janë Italia, Greqia dhe Serbia. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova, Maqedonia dhe Spanja.