Protestë kundër koncesionit në rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësues te shoqërisë civile kane kundërshtuar koncesionin per rrugën e Kombit, pasi tarifa prej 5 euro per automjet konsiderohet jo vetëm e larte, por është nje mbivendosje e taksave qe paguajnë qytetaret. Sipas tyre qeveria prej vitesh aplikon nje takse tek karburanti, qe quhet takse qarkullimi. Ndërkohe qe nga buxheti i shteti janë harxhuar mbi 1 miliard euro per ndërtimin e rrugës se Kombit, tarifa prej 5 euro konsiderohet taksi mbi takse. Përfaqësues te shoqërisë civile thonë se tarifa e pranueshme do te ishte 2 deri ne 3 euro, ndaj i kërkojnë qeverise qe te rishikoje kete politike te gabuar, qe sipas tyre do te rendoje xhepin e qytetareve qe do te kaloje ne kete rruge. Ndërsa do te frenoje edhe komunikimin ne fusha te ndryshme mes dy vendeve.

Free Traffic Exchange