Shoqata Shqiptare e Transportuesve e sheh me shqetësim vendosjen e pagesës për kalimin e Rrugës së Kombit. Presidenti i saj Ilir Mataj thotë për TV se bëhet fjalë për një taksë shtesë do të përkthehet në rritje të kostove për bizneset por dhe për qytetarët shqiptarë.
Shoqata Shqiptare e Transportuesve e shprehet kundër vendosjes së pagesës për kalimin në Rrugën e Kombit. Presidenti i saj, Ilir Mataj, thotë se bëhet fjalë për një taksë shtesë për ccdo mjet transporti, në një kohë kur prej vitesh ata paguajnë taksën e mirëmbajtjes së rrugëve. Ajo do të rëndojë jo vetëm në bilancet e shoqërive të transportit, por dhe në xhepat e qytetarëve.
Nga ana tjetër, Mataj sjell në vëmendje koncesionet e shumta të dhëna nga shteti shqiptar në dëm të qytetarëve dhe biznesit. Për koncesionin e Rrugës së Kombit ai thotë se paratë e mirëmbajtjes mund t?i paguhen shumë mirë shtetit dhe jo një kompanie private. Ndërsa thekson se shoqatat nuk është konsultuar nga qeveria për këtë koncesion, Mataj kërkon që së paku transportuesit të bëhen palë në negociatat për vendosjen e tarifave për mjetet e transportit.
Shfrytëzimi i Rrugës së Kombit ju dha për 30 vjet me koncesion një kompanie turke. Deri tani është përcaktuar vetëm taksa prej 5 euro që do të paguajnë veturat për ccdo kalim. Nga shtatori qeveria do të negociojë me kompaninë koncesionare tarifat që do vendosen për kalimin e llojeve të ndryshme të mjteteve të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave.