Aksident në Vlorë, humb jetën efektivja - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një police ka humbur jetën, ndërsa një 31vjecar ka mbetur i plagosur, pasi makina me të cilën ata udhëtonin është përplasur me një pemë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:15, në qendër të fshatit Mifol ne Vlore, ku dy persona që udhëtonin me automjetin tip ?Ford?, janë përplasur me një pishë. Goditja ka rezultuar fatale për policen Refije Shtrumi, e cila ka humbur jetën menjëherë, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital. Dyshohet se gruaja qe ka qene ne timon ka humbur kontrollin e mjetit per shkak te lodhjes. 33 vjecarja prej disa kohësh punonte ne Drejtorinë e Policisë se Beratit. Vetëm gjatë muajit korrik 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa 29 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Deri më tani shpejtësia tej normave të lejuara, mungesa e sinjalistikës, errësira, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe parakalimi i gabuar kanë qenë shkaqet kryesore të aksidenteve.