http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 5 mijë banorë të zonës së Doganës në njësinë numër 7. Pasi inspektoi punimet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky investim po kryhet paralelisht me procesin e urbanizimit të zonës. Veliaj u bëri apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e mos ta shpërdorojnë ujin. Familjet debitore në pagesën e ujit të pijshëm sipas Veliajt, mund te përfitojnë nga lehtësirat që ka ofruar UKT-ja, duke shlyer faturat në këmbim të shuarjes së detyrimeve të mbartura prej vitesh.