Report TV - 'Drejtësia' dhe dekriminalizimi konsensusi me 2 standarde i PD

2016-09-20 0

Reforma Kushtetuese dhe ligji për dekriminalizimin u votuan në një ditë të vetme: 17.12.2015, me kërkesë të PD. Tani, për Drejtësinë, Basha kërkon kohë. Rikthehet tensioni politik, tentativë për të penguar vetingun.

Prej tre ditësh atmosfera politike është tensionuar nga debati nëse ligji i vetingut, pjesë e paketës shoqëruese për lirimin e rrugës së zbatimit të reformës në drejtësi, mund apo jo të miratohet menjëherë apo duhet të presë hyrjen në fuqi të Kushtetutës.

Ndërkombëtarët, të interesuar për të sjellë sa më shpejt në Tiranë Operacionin Ndërkom- bëtar të Monitorimit, por edhe për të shkruar rekomandime pozitive në progres raportin e vjeshtës për Shqipërinë, kërkojnë miratimin e 7 ligjeve prioritare menjëherë. Ndryshe mendojnë disa eksponentë të politikës, e më fort Partia Demokratike, e cila e konsideron antikushtetues miratimin që tani të këtyre ligjeve, kur ende nuk ka hyrë në fuqi Kushtetuta e re. Ndryshimet kushtetuese e miratuan dje në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi 15 ditë më pas.