Demokratët do të nisin praktikisht kalimin e pishtarit nga Barack Obama tek ajo, që është tashmë e nominuara zyrtare e partisë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Zëvendëspresidenti Joe Biden do të ketë mundësinë të flasë gjithashtu, e Tim Kaine, njeriu i përzgjedhur si kandidat për nënpresident do të ketë mundësinë t?ia prezantojë veten kombit.