Oerdi i dërgon letër Xhafës për ligjet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita është e gatshme te punoje per 7 ligjet e reformës ne drejtësi, por vetëm kur kushtetuta te hyje ne fuqi. Ky vullnet është bere i qarte nga nënkryetari i Komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi, Oerd Bylykbashi, ne nje leter drejtuar kryetarit te komisionit Fatmir Xhafaj. Letra i referohet ftesës per te festuar mbrëmjen e se enjtes mbylljen e reformës dhe nëpërmjet saj Bylykbashi ve ne dukje se tani është koha per te punuar.?Është koha për angazhim dhe jo për vetëkënaqësi, shfaqje apo ceremoni pompoze për një proces që deri më sot nuk nderon forcën që përfaqësoni dhe Kuvendin e Shqipërisë. Opozita dhe ekspertët e saj janë gati të angazhohen në hartimin konsensual të këtyre ligjeve, duke filluar nga ligji për vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sigurisht në përputhje me Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese që sigurojnë legjitimitetin e Reformës.?Bylykbashi nuk e ka fshehur pakenaqesine per mënyrën se si maxhoranca është sjelle me opozitën ne kete proces.?Urojmë që në vend të festimeve pa mbaruar punën, të ndryshojë rrënjësisht qasja e forcës suaj politike për fazën e re të Reformës e cila do të na japë një reformë në drejtësi me legjitimitet përmes transparencës dhe jo fshehtësisë, gjithëpërfshirës dhe jo përjashtimit, komunikimit të sinqertë dhe jo lojës së telefonit të prishur, dialogut dhe jo arrogancës, vullnetit të sinqertë dhe jo manovrave bizantine politike.?Gjate se mërkurës deputeteve, ambasadoreve eksperteve e gazetareve iu ka mbërritur nje ftese nga Komisioni i posaçëm i reformës ne drejtësi per te marre pjese ne nje feste me rastin e miratimit te ndryshimeve kushtetuese, feste qe nga opozita cilësohet si e pavend ne kete moment.