Banorët e lagjes së njohur si Shinat e Trenit në rrugën Jordan Misja në Tiranë kanë protestuar këtë të mërkurë duke kundërshtuar prishjen e mureve rrethuese të banesave të tyre.
Në këtë lagje po kryhet një investim për zgjerimin e rrugës ndërsa për mikrofonin e Report Tv banorët shprehen se më parë ata duhet të shpronësohen e më pas të bëhet rruga.
Jashtë kamerave përfaqësuesitt e firmës që po kryen ndërtimin e këtij aksi u shprehen se banorët janë shpronësuar, por janë vetëm disa familje që nuk kanë certifikatë pronësie dhe krijojnë pengesë për ndërtimin e rrugës.
Në pak momnete situatA mes banorëve dhe policisë u shoqërua me tension ku banorët u larguan nga patrulla shqiponja.
Për këtë pamje ka reaguar dhe Partia Demokratike e cila i ka quajtur veprimet e policisë si shkelje ligjore pasi janë dhunuar qytetarët.