Takimet e Bashës në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prezencën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë Forumit të Liderëve Botërorë, organizuar nga Instituti Kombëtar Amerikan, kryetari demokrat Lulzim Basha e ka shfrytëzuar për të zhvilluar takime me zyrtarë të lartë botërorë. Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane Antonio López-Istúriz, drejtuesi i PD ka biseduar mbi miratimin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë PD-së, zyrtari i lartë i PPE-së vlerësoi rolin dhe kontributin e Bashës dhe Partisë Demokratike në realizimin e amendamenteve kushtetuese bazuar në standardet më të mira europiane. Ndërkohë në takimin me eurodeputetin Knut Fleckenstein. Kreu u shpreh se ndihma e tij dhe eurodeputetit Eduard Kukan ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme, në kushtet kur ndonëse Reforma në Drejtësi nuk kishte prej fillimit asnjë kundërshti, konsensusi politik kishte armiq të egër, të cilët bënë gjithçka për të përjashtuar opozitën. Po ashtu, Basha është takuar edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kontributi i së cilës është i pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës. Basha pati një takim edhe me kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa, kryeparlamentarin e Kosovës Kadri Veseli, me ish -presidenten znj. Atifete Jahjaga me eurodeputeten znj. Tanja Fajon, si dhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian etj. Lulzim Basha gjendet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Konventës së Demokratëve në Filadelfia.

Free Traffic Exchange