Vetingu rikthen tensionin politik - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miratimi sa më parë i Vetingut, ligjit më të rëndësishëm te reformës në drejtësi, ka rikthyer tensionin politik mes mazhorancës dhe opozitës. Komisioni i posaçëm i reformës i thirrur një ditë më parë nga kreu i tij Fatmir Xhafaj, nuk është mbledhur. Gjatë paradites, zoti Xhafaj qëndroi ne zyrën e tij ne kryesine e kuvendit ne pritje te nje përgjigjeje nga opozita. Vetëm ne dreke, ai doli duke rrezuar pretendimet e demokrateve se nuk ishin njohur me ligjin. Xhafaj dha edhe qëndrimin e mazhorances per hyrjen ne fuqi te Kushtetutës, si dhe bazën ligjore te miratimit te drafteve. Por situata politike e krijuar oret e fundit ne Tirane ka detyruar kreun e kuvendit Ilir Meta te ndërpresë vizitën zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Ne nje njoftim zyrtar, theksohet se zoti Meta po kthehet ne Tirane për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditët e fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtës. Me herët gjate qëndrimit ne SHBA, kreu i kuvendit Meta zhvilloi nje dreke pune me eurodeputetin Knut Flekenshtajn, ku ne qendër te bisedës ishte zbatimi i shpejte i reformës pas miratimit te saj me konsensus.