Kryenegociatori i PD për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se opozita dhe ekspertët e saj janë gati të angazhohen në hartimin konsensual të 7 projektligjeve, duke filluar nga vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Bylykbashi nënvizon se ekspertët e PD janë gati të angazhohen në përputhje me Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese që sigurojnë legjitimitetin e reformës.
?Opozita dhe ekspertët e saj janë gati të angazhohen në hartimin konsensual të këtyre ligjeve, duke filluar nga ligji per vetting-un e giyqtarëve dhe prokurorëve, sigurisht ne perputhje me Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese që sigurojnë legjitimitetin e Reformës?, shkruan Bylykbashi.
Bylykbashi deklaron se miratimi i reformës na vë përpara përgjegjësive të mëdha për të vazhduar me fazën e re të miratimit të 7 ligjeve organike.
?Miratimi dhe dekretimi i ndryshimeve Kushtetuese është një moment që na vë të gjithëve përpara përgjegjësive të mëdha për të vazhduar fazën e re, atë të miratimit të shtatë ligjeve organike dhe mbi 30 ligjeve organike që plotësojnë Reformën në Drejtësi, me përgjegjshmëri, gjithëpërfshirje, profesionalizëm, konsensus të shëndetshëm dhe transparencë të vërtetë?, thekson Bylykbashi.