Piku i sezonit turistik i gjen shqiptarët jo vetëm me çmimin më të lartë të naftës në rajon, por e gjen Shqipërinë edhe një prej vendeve me çmimin me ta lartë në rang botëror.
Vendi ynë gjendet i 15-ti në listën me 56 shtete të publikuar nga portali ?Fuel Prices Europe?. Me çmimin prej 1,153 eurosh apo 158 lekësh për litër, naftë më e shtrenjtë se në Shqipëri mund të gjendet vetëm në shtete si Izraeli, Norvegjia, Islanda, Britania, Suedia, Zvicra apo Danimarka. Ndërkohë që çmime më të ulëta se Shqipëria ofrojnë të gjitha vendet e rajonit, por dhe shtete si Gjermania, Franca, Austria, Greqia, Shtete e Bashkuara të Amerikës e Rusia.
Çmimin më të ulët në rajon e propozojnë Maqedonia e Kosova, ku një litër naftë kushton përkatësisht 0,782 cent dhe 0,880 cent. Çmime dukshëm më të ulëta se në Shqipëri vërehen në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani e Serbi.