Report TV - Vendosen barriera mbrojtëse te kryqëzimi ku vdiq Dhurata Doku

2016-09-20 14

Pas aksidentit tragjik që i mori jetën sportistes shqiptare Dhurata Doku në kryeqytet, kryqëzimi tek rruga Jordan Misja në kryeqyte është kthyer ashtu sikurse duhej të ishte normalisht.

Bashkia e Tiranës ka marë masa për vendosjen e të gjithë parametrave të sigurisë në rrugë për të shmangur çdo aksident qoftë të këmbësorëve apo dhe automujeteve.

Pikërisht përgjatë vendit ku Dhurata humbi jetën janë vendosur barriera mbrojtëse. Report TV përmes gazetarëve në terren ka siguruar fotografitë se si duket kryqëzimi "në gjendje pune"

37-vjeçarja Dhurata Doku nënë e dy fëmijëve po kalonte rrugën ku më parë nuk kishte asnjë sinjalistikë kur u përplas e u shtyp për vdekje nga një automjet me drejtues 20-vjeçarin Andrea Memomollari i cili vuan dënimin në burg për këtë krim të rëndë.
Gjithçka ndodhi afër Arkivit të Shtetit, pranë një vendi që është cilësuar vitet e fundit si "mollë sherri", pasi aty ndodhen dy semaforë njëri pas tjetrit, njëri funksional dhe tjetri që ka shkaktuar debate dhe përplasje mes bashkisë, policisë rrugore dhe disa bizneseve të njohur në Tiranë.