Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të gjitha fermat e qarkut të Lezhës ka nisur procesi i vaksinimit për sëmundjen e gjedhit. Drejtori i Bujqësisë në Lezhë Ndoc Lleshi ka bërë të ditur se rreziku i kësaj sëmundje ende nuk ka kaluar, ndaj sipas tij është e nevojshme pengimi i lëvizjeve të kafshëve.
Lleshi: Në kohë rekord dhe në cilësinë më të madhe të mundshme ta realizojmë këtë aksion kombëtar të izolimit, dhe të mbrojtjes së kafshëve nga kjo sëmundje.
Specialistet veterinar u kanë bërë thirrje të gjithë fermereve që të mos hezitojnë për vaksinimin e kafshëve, pasi jep shumë rezultate.
Preng Pepa, veterinar: Është në të mirën e tyre që të bëjnë sa më shpejt këtë vaksinë, pasi një përhapje e shpejtë rrezikon të gjithë zonën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-vaksinimi-i-gjedhit-ne-qarkun-e-lezhes/