Ora News – Kuksianët ankohen për taksën e Rrugës së Kombit: Rrit tarifat e transportit

2016-09-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Kukës, qytetarët dhe biznesi nuk janë dakord për taksën për Rrugën e Kombit pas dhënies me koncension. Bizneset e shohin si barrë për ta që rrjedhimisht do shkarkohet tek qytetarët. Kreu i shoqatës së biznesit në Kukës, Sokol Kolgjini, nga taksimi biznesi kuksian do ketë një humbje rreth 120 mijë euro në muaj ose 1.4 milion euro në vit.

Sinkron Sokol Kolgjini kryetar i shoqatës Biznesi për Bisnesin: Për çdo mjet paguajmë taksën e qarkullimit që shkon për mirëmbajtjen e rrugëve dhe nuk ka ka arsye të paguajmë taksë shtesë. Do të ketë një humbje prej 120 mijë eurosh ose ndryshe 1. 4 mln euro në vit.

Ndërsa qytetarë e drejtues automjetesh gjykojnë se kjo taksë do të rrisë tarifat e transportit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kuksianet-ankohen-per-taksen-e-rruges-se-kombit-rrit-tarifat-e-transportit/