Report TV - Tragjedia te Spitali Amerikan Hetuesit: Shkak zënka për radhën

2016-09-20 2

Për prokurorët e Tiranës vijon të mbetet mister motivi që shtyu Lefter Canajn t?i vinte zjarrin me benzinë një pacienti tjetër. Vetë prokuroria gjatë hetimeve të kryera ka marrë disa versione nga Spitali Amerikan, ndërkohë që nga pacientët e tjerë nuk është marrë asnjë e dhënë, pasi nuk kishin njohje me dy protagonistët e ngjarjes. Gjatë ditës së djeshme në pyetje janë marrë dhe familjarët e autorit Lefter Cenaj dhe të dëmtuarit tjetër Dashamir Saraçi. Këta të fundit kanë treguar se nuk ka pasur asnjë përplasje të mëparshme mes dy personave dhe se gjithçka mund të ketë ndodhur për çështjen e rradhës apo zënien e makinetave që shërbejnë për të kryer hemodializën. Nga ana tjetër, të afërmit e autorit të krimit Canaj kanë treguar për prokurorët se nuk dinin asnjë gjë lidhur me atë që kishte ndodhur dhe se, më tepër, ata kanë menduar se krimi ka ardhur si rezultat i stresit dhe depresionit që kohët e fundit Canaj kishte patur nga sëmundja.

Burgimi i përjetshëm
Lefter Canaj, nëse do të kishte jetuar, do të përballej me tri akuza shumë të rënda që rrjedhimisht mund të sillnin dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Kjo, pasi akuza e parë që kishte ngritur prokuroria e Tiranës ndaj tij ishte ?Vrasje me paramendim në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave?. Vetëm me këtë akuzë, Canaj dënohej me 25 vite burg, pasi me veprimin e tij gjetën vdekjen dy paciente të spitalit. Ndërkohë, akuza tjetër ka qënë ajo e ?Vrasjes me paramendim e kryer në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave e mbetur në tentative? kundër shtetasit Dashamir Saraçi. Ndërsa akuza e tretë ka qënë ?Shkatërim i pronës me zjarr?. Tashmë të treja këto akuza janë pushuar për shkak se autori i krimit Lefter Canaj ka gjetur vdekjen.

Free Traffic Exchange