Report TV - Rikthehen rreshjet e shiut, ulen temperaturat, përmbytet Elbasani

2016-09-20 0

Rreshjet e shiut të rëna gjatë ditës së martë kanë sjellë përmbytje në disa qytete. Elbasani ka qënë qyteti më i prekur, ku uji ka përmbytur shumicën e rrugëve. Vështirësi ka patur edhe në qarkullimin e mjeteve.

Rreshjet kanë qënë më intesitet të lartë, çka solli bllokimin e puesatve dhe daljen e ujit nëpër rrugë. Edhe në Tiranë ka patur rreshje, por jo përmbytje.

Gjithashtu nga shirat e rëna është prekur edhe Lezha, ku ka patur përmbytje.

Sipas metereologëve rreshjet e shiut do të vijojnë deri mëngjesin e së mërkurës.

Moti do ti rikthehet normalitetit gjatë mesditës së të mërkurës, ndërkohë që temperaturat kanë pësuar ulje vetëm në disa zona.

Free Traffic Exchange