Report TV - Koncesioni, MTI: Tarifa për Rrugën e Kombit 4.6 euro pa TVSH

2016-09-20 1

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës deklaron se tarifa për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit (Milot-Morinë) është 4.16 Euro pa TVSH, ose 3.63 cent për km.

Ministria e Transportit deklaron se tarifa për përdorimin e Rrugës së Kombit është nën mesataren e rajonit dhe se për shpalljen e kompanise fituese të koncesionit është marrë edhe aprovimi i kompanisë konsulente IFC.

"Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSh pra 3.63 euro cent për kilometër, meqënëse rruga është 114.5 kilimetra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në Korrik 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit ?IFC?. Pavarësisht këtij fakti, tarifa e përcaktuar për rrugën Milot Morinë është vetëm 3.7% më e lartë se sa sugjerimi i Egnatia Odos, me një rritje të pakonsiderueshme dhe e konfirmuar nga konsulenti IFC. Konsulenti Egnatia Odos, financuar nga BERZH, në studimin për taksimin e rrugëve në Shqipëri, ka sugjeruar përdorimin e një tarife prej 3.5 euro cent për kilometër pa TVSh, dokumenti është prodhuar dhe miratuar në Dhjetor 2015, ndërsa procesi I tenderimit kishte filluar tashmë. Diferenca me vlerën e përcaktuar nga IFC, institucion I Bankës Botërore, është vetëm 3.7 përqind. Ndërkohë Tarifa për përdorimin e rrugës është nën mesataren e rajonit. Kështu tarifa e aplikuar në Greqi varion nga 4.8 deri në 4.97 euro cent për /km, në Kroaci 4.94 euro cent për kilometër, në Maqedoni nga 3.33 deri në 4.47 euro cent për kilometër pa TVSH. Ndërkohë Shqipëria e ka 3,63 euro cent për kilometër", deklaroi zëdhënësi i MTI.