Pagesa më e lartë për rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Transportit ka reaguar pas disa akuzave nga deputet dhe ekspertet lidhur me kostot qe duhet te paguajnë shoferet, gjate kalimit ne rrugën e Kombit. Institucioni përgjegjës per koncesionin e mirëmbajtjes se rrugës Milot - Morine tha se tarifa dysheme per automjetet do te jete 4. 16 euro pa TVSH. Ministria pranon se kjo tarife është me e larte se studimi i BERZH-it, por sipas saj tarifa ka gjetur miratim nga konsulenti IFC. Por ne këtë dalje publike, ministria nuk sqaroi nese kjo takse parashikohet te këtë rritje te mëtejshme apo do te jete e pandryshuar gjate periudhës se koncesionit. Detaji i vetëm qe beri publik ministria ishte qe tarifa është ne mesataren e rajonit. Debati me i madhe lidhur me këtë koncesion është se bashkia Kukës ka bere nje studim lidhur efektin negativ qe do te kete per banoret e zonës. Deri me tani nuk ka detajim te kontratës, se cilat do te jene detyrimet e banoreve ne raport me përdoruesit e rrugës. Por ajo çka mund te thuhet me siguri është se nga koha kur do te nis tarifimi per kalim ne rruge, ajo do te sjelle ulje te numrit te makinave. Një fakt ky, i cili ngre pikëpyetje lidhur me te ardhmen e tregtisë mes dy vendeve dhe turizmit. Koncesioni per rrugën e Kombit është dhëne pa u bere me pare studimi per efektivitetin e tij dhe ndikimin ne ekonomitë familjare.