Report TV - Aksidentet, përgjaken sërish rrugët në 48 orë 6 të vdekur

2016-09-20 0

Gjashtë viktima nga aksidentet rrugore në vetëm 24 orë. Ky është bilanci dramatik i i rrugëve tona, ku numri i viktimave si pasojë e aksidenteve është thuajse i përditshëm.

Pas tre të vdekurve në aksin Gjirokastër-Tepelenë pasditen e të dielës, po tre është numri i viktimave i regjistuar mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë dhe Korçë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë Milot ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Dy automjetet njëri Benz me targa TR 0143 M dhe tjetri Benz ma targa LA 9785 A janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit Benz TR0143 M dhe pasagjerin që udhëtonte më të. Të dy këta persona, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende, kanë humbur jetën.

Mjeti i viktimave është shkatërruar thuajse plotësisht nga goditja e fortë e mjetit tjetër. Dyshohet se ata i kanë prerë rrugën mjetit me targa LA 9785 A i cili udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Tiranës.

Ndërsa personat që udhëtonin në mjetin Benz LA 9785 A që drejtohej nga B.M. i shoqëruar nga e ëma T.M 65 vjeçe dhë bashkëshortja B.M 32 vjeçe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Free Traffic Exchange