http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miratimi i reformës në sistemin e drejtësisë i ka dhënë garanci qeverisë për rritjen e investimeve të huaja në vend. Kryeministri Edi Rama, ka bërë të ditur se menjëherë pas votës në Parlament, biznesi ndihet edhe më i sigurt. Deklaratën kreu i qeverisë e bëri gjatë ceremonisë për nënshkrimin e marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për fuqizimin e agrobiznesit. Shefi i ekzekutivit tha se pritet rritja e investimeve në sektorin e bujqësisë, që konsiderohet si një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik në vend. Për të treguar se bujqësia përbën garanci për fitime, Rama rrëfeu një fakt interesant, më së shumti për kredidhënësit. Marrëveshja me BERZH parashikon rritjen e mbështetjes financiare për të gjithë ata biznesmenë, të cilët do të orientohen drejt agrobiznesit.