Report TV - Gati Vetingu, ja gjyqtarët që rrezikojnë largimin nga sistemi

2016-09-20 17

Në armatën e njerëzve të drejtësisë, tre janë grupet e gjyqtarëve më të ekspozuar ndaj rrezikut të përjashtimit nga sistemi i ri i drejtësisë, për shkak të procesit të Vetingut, kontrollit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Pavarësisht përpjekjeve epike të opozitës për ta deformuar dhe ndarë politikisht Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, Vetingu pritet të disifektojë sistemin e drejtësisë, duke identifikuar dhe më pas penalizuar gjyqtarët e dhe prokurorët e përfshirë në praktika korruptive.

Grupi i parë
Grupi i parë i të ekspozuarve janë gjyqtarët e kallëzuar gjatë dy viteve të fundit nga ILDKP për fshehje pasurie, deklarim të rremë, mosjustifikim të të ardhurave, pastrim parash etj. Ndonëse të kallëzuarit i kanë shpëtuar gjykimit me procedurë si dhe kanë mundësuar mbylljen e çështjeve që në organin e akuzës, dosjet e tyre pritet jenë të vlefshme për Komisionin e Kualifikimit. Nuk ka dyshim që lista e të ekspozuarve ndaj riskut të përjashtimit nis me anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, i kallëzuar nga ILDKP për fshehjen e rreth 2 milionë eurove pasuri. Gjin Gjoni i ka shpëtuar me manovra procedurale lakut të drejtësisë, por subjekti në fjalë, në muajit në vijim, duhet të kalojë në sitën e trefishtë të Vetingut, si kusht për të shërbyer në sistemin gjyqësor. Gjyqtarja e Durrësit, Shpëtime Pitaku, një ndër gjyqtaret më të pasura të sistemit të drejtësisë, do të duhet të justifikojë gjithashtu pasuritë e paluajtshme, me të ardhura të ligjshme, në të kundërt, ndryshimet Kushtetuese parashikojnë largimin e saj nga sistemi. Zonja në fjalë, e cila ka deklaruar pesë lokale dhe troje, është kallëzuar gjithashtu nga ILDKP për fshehje pasurie. Të ekspozuar janë gjithashtu gjyqtarët Petraq Çuri, Ardian Kalia, Tomorr Kullolli, Besnik Qira, Petrit Aliaj, Enkeleda Doda, Adelina Zarka etj., që të gjithë të kallëzuar nga ILDKP për fshehje pasurie.

Free Traffic Exchange