PD kundër koncesionit për rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetet e Partisë Demokratike ne nje ze kane kundërshtuar dhënien me koncesion te mirëmbajtjes se rrugës se Kombit. Akuzat me te ashpra i kane artikuluar deputetet qe perfaqesojne qytetaret e Kukësit ne kuvend, sipas te cilëve qeveria qëllimisht zgjodhi ditën qe u miratua reforma per te dhëne me koncesion kete aks rrugor ne mënyre qe te shmangej zhurma kundër këtij vendimi.?Këta janë antishqiptarë. Është ura që bashkon ekonomitë tona dhe rruga që bashkon kombin. Kjo është vjedhje sepse kjo firmë fantazmë turke e keni krijuar vetëm për këtë punë dhe fjalët që qarkullojnë që je 50 % aksioner tek kjo firma janë të vërteta. Sepse IFC si konsulent iu rekomandoi që 0.4 euro të vihej tarifa dhe ju e çuat edhe më lartë. Ky është parazit sepse ke përqindje aty. Ky koncesion nuk dëmton vetëm Kukësin, por është edhe antikombëtar sepse izolon Kosovën dhe u thua atyre mos hajdeni në Shqipëri. Kjo takse është goditja me e madhe qe u behet atyre ne keto dite te renda per ekonominë familjare dhe kombëtare. Ne kushtet e varfërisë ekstreme, me ne fund do te detyrohen te izolohen nga pjesa tjeter e vendit. Taksa e rrugës duket si detyrim per te marre nje vize para se te nisesh per ne Tirane.?Rruga e Kombit është nje prej veprave per te cilën e djathta e rendit si nje prej sukseseve me te mëdha te qeverisjes se saj tetëvjeçare dhe çmimi prej 5 euro per te kaluar ne kete aks rrugor per te eshte i papranueshëm.

Free Traffic Exchange