Reforma në drejtësi ka dominuar edhe seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion.
Berisha theksoi se kalimi i saj me konsensus të plotë në Kuvend, i shërben çdo qytetari shqiptar. Ish-kryeministri deklaroi se maxhoranca u nda në këtë proces, pasi një krah i rëndësishëm i saj (LSI) nuk pranoi kapjen që qeveria po tentonte ti bënte sistemit të drejtësisë.
Sipas Berishës, nga ky konsensus fitoi Partia Demokratike dhe LSI-ja, e cila sipas tij, në momente kritike mes konsensusit dhe bashkëqeverisjes zgjodhi konsensusin.
Menjëherë pas deklaratave të Berishës ka reaguar kryeministri Rama. Kryeministri paralajmëroi paraardhësin e tij për atë që do të ndodhë pas miratimit të reformës në drejtësi. Nga ana e tij edhe Berisha e ka paralajmëruar kryeministrin, duke theksuar se ?e pret fati i Victor Pontas?