Report TV - Aksidenti në Gjirokastër, 3 në rrezik për jetën, 2 kërkojnë kurim në Zvicër

2016-09-20 1

Sipas burimeve nga spitali i Traumës 3 nga 8 të plagosurit e aksidentit të djeshëm në aksin rrugon Gjirokastër-Tepelenë kanë pasur një gjendje stabël gjatë mbrëmjes së kaluar. Por ata vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

Ndërsa 2 nga të plagosurit e tjerë të cilët nuk ndodhen në rrezik për jetën kanë kërkuar të trajtohen në Zvicër për shkak se jetonin atje dhe kanë siguracionin shëndetësor. Largimi i tyre nuk është përcaktuar akoma pasi varet nga autoritetet zvicerane.

Nga aksidenti i ndodhur dje humbën jetën 3 persona, një punonjëse policie bashkë me fëmijën e saj 9 muajshe si dhe një djalë 1 vjeç e gjysmë nga Kosova.

Free Traffic Exchange