Lotaria Kombëtare është koncesioni i radhës që ndryshon pronar. Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft, kompania austriake që mban prej vitit 2012 këtë koncesion, ia ka shitur 100% të aksioneve një tjetër kompanie austriake.
Ajo quhet ?Novamatic Gaming Industries dhe është prezente në shqipëri përmes disa biznesesh lojërash fati: Astra Albania SH.A; Adriatik Game SH.A; dhe Albaten Sh.p.k. Transferimi i aksioneve është miratuar nga Autoriteti i Konkurrencës, sipas të cilit ndërrimi i pronësisë është bërë konform legjislacionit shqiptar.
Koncesioni i organizimit të Lotarisë Kombëtare ju dha kompanisë austriake nga Qeveria Berisha më 17 shtator 2012, mes akuzave të ashpra nga opozita e atëhershme. Por gjatë tre viteve të operimit të saj, nuk gjeti shtrirjen e nevojshme në tregun shqiptar.
Kompania ka raportuar humbje prej rreth 4 milionë dollarësh në vite, ndërkohë që totali i tyre vlerësohet në rreth 9 milionë dollarë.